Rritet numri i viktimave n’Itali në 250, nxirret e gjallë vogëlushja 10 vjeçare

Vogëlushja 10 vjeçare asht pshtue nga rrënojat mbas 17 orësh nga tërmeti që ka goditë qytetin Pescara del Tronto në Itali.

“Gjallë asht” ndëgjohet nga pamjet ku shihen shpëtimtarët, të cilët e kanë gjetë vajzën gjallë.

Shpëtimtari që ka gjetë vajzën ka thanë për Asociated Press se mbas 17 orësh nga tërmeti ka ndegjue disa zana nga rrënojat e shtëpisë familjare”.

“Po ndëgjoj diçka nga poshtë”, ka thanë fqinji vullnetar, mbas së cilit janë mbledhë zjarrfikësit.

Fqiu ka fillue me thirrë atë me emën “Julia hajde Julia” dhe shpëtimtarët e kanë nxjerrë 10 vjeçaren të gjallë.

Ndërkohë, edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuemit në qytete qendrore italiane, të cilat janë shkatërrue nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes.

Mediat italiane raportojnë se numrin i të vdekunve ka arritë në 250 persona.

Kryeministri italian Matteo Renzi u ka ba thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekun nga tërmeti.