Rritet numri i viktimave prej tërmeti n’Ekuador!

Të Shtunën në mbramje Ekuadori asht godit nga nji tërmet katastrofik.

Simbas autoriteteve vendase, të paktën 272 persona kanë mbet të vramë, ndërsa ma shumë se 1500 të tjerë janë plagos.

Ata kanë shtue se ky tërmet asht ma i forti që ka godit vendin në dekada.

Tërmeti prej 7.8 ballësh goditi ma randë zonat bregdetare të Ekuadorit, ku policia thotë se ndërsa informacionet vazhdojnë të vijnë, pritet që numri i viktimave të rritet.

Mediat ndërkombëtare shkruejnë se rreth 10.000 forca ushtarake dhe 35 mijë policë janë disloku në zonat e prekuna ma randë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kerkim-shpëtimit.

Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa ka ndërpre vizitën e tij në Itali për me u kthye në vend dhe për t’u përball me këtë krizë.

Ai shpalli gjendjen e emergjencës dhe tha se prioriteti asht gjetja e të mbijetuemve.

Simbas mediave vendase, në disa zona ekipet e kerkimit, të ndihmueme nga banorët lokalë po germojnë me duer në rrënoja, mbasi druhen se përdorimi i makinerive të randa mundet me damtue ata që gjenden ende të gjallë nën rrënoja.

Disa qyteza raportohet se janë zhduk nga faqja e dheut, ndërsa banorët dhe autoritetet po përballen edhe me fenomenin e plaçkitjes dhe revoltave që janë të zakonshme në raste të tilla.