Rritet popullsia e BE’s në 512 milionë banorë

Popullsia e Bashkimit Europian asht rritë në 512 milionë banorë, kryesisht për shkak të migrimit në bllokun e BE’s, simbas nji vlerësimi të botuem nga zyra statistikore e BE’s.

Eurostat njoftoi se më 1 Kallnor 2017, popullsia e BE’s ishte 511,8 milionë banorë, krahasue me 510, 3 milionë banorë vitin e kaluem.

Meqenëse numri i lindjeve dhe vdekjeve të regjistrueme ishte i njajtë në vitin 2016, rritja e numrit të banorëve me 1,5 milionë ma shumë i atribuohet migrimit.

Gjermania, me 82,8 milionë banorë asht shteti ma i populluem i BE’s, përpara Francës (67 milionë banorë) dhe Britanisë (65,8 milionë banorë).

Rritjet ma të mëdha të popullsisë u raportuen në Luksemburg, Suedi dhe Maltë, ndërsa Lituania, Letonia dhe Kroacia dëshmuen ranien e tyne ma të madhe.

Rreth 5,1 milionë foshnje kanë lindë në BE në vitin 2016.

Normat ma të nalta të lindjeve u regjistruen në Irlandë, Suedi dhe Britani, ndërsa Italia, Portugalia dhe Greqia shenuen normat ma t’ulëta të lindjeve në bllokun e BE’s.