Rrjeti i Grave denon dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dënon ashpër dhunën e ushtrueme ndaj Vitore Stavileci, tue theksue se dhuna asht e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.

“Dhunën nuk e arsyeton asgja dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë asht akt qyqar dhe i ulët”, thuhet në reagim.

RrGK thekson se asht kundër çdo akti që cenon mirëqenien e krejt qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kosova duhet me qenë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyne për të ardhmen e tyne dhe fjalët e shprehuna”.