Rrjeti i Grave marshon kundër dhunës me moton “Nuk ka arsyetim”

Sot në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. Marshi ka me fillue nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Simbas nji komunikate për media në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapun.

Vetëm në vitin 2014, 41 përqind e grave dhe çikave janë deklarue se kanë përjetue dhunë në familje, ndërsa 68 përqind kanë përjetue dhunë në familje gjatë tanë jetës së tyne.

Tutje, 64,1 përqind e grave dhe e çikave në Kosovë kanë qenë të ngacmueme seksualisht, të paktën nji herë gjatë jetës së tyne.

“Prandaj, për me ngritë zanin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin ‘Nuk Ka Arsyetim!’.

Gjatë marshit, pjesëmarrësve kanë me ju shpërnda letra në të cilat ka me pasë citime dhe të dhana për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë.

Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK’s.

Në fund të marshit këto citime kanë me u vendos në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit kanë me u paraqitë zanat e personave që kanë përjetue dhunë”, thuhet në njoftim.