Rrokulliset traktori, vdes nji 25-vjeçar në Mitrovicë

Nji 25 vjeçar, ka humb jetën si pasojë e lëndimeve të pësueme nga rrokullisja e traktorit.

Ngjarja asht raportue të ketë ndodh n’orët e mëngjesit të sotëm në nji zonë malore të fshatit Kaqanoll të Mitrovicës, vdekjen e viktimës G.B., 25 vjet, e ka konstatue personeli mjekësor në QKUK.

Nga hetimet e para të zhvillueme nga hetuesit me autorizim të prokurorit, si dhe dëshmive dhe rrethanave të sigurueme nga vendi i ngjarjes, bahet e ditun se incidenti kishte ndodh në kohën kur viktima me traktorin e tije po tërhiqte drutë, me ç’rast traktori ishte rrokullis dhe kishte shkaktue lëndime me pasoja vdekjepruëse.