Rruga e Kombit ka me u ba me pagesë

rruga_e_kombit3

Këshilltarët ndërkombëtarë janë pajtue nga qeveria e Shqipnisë për me hartue strategjinë kombëtare për me i vnue taksat e rrugëve. Ata kanë propozue me i ba me pagesë akset ma t’randësishme të ketij vendi.

Nji dokument lidhun me këtë, ka rekomandue 9 akse rrugore për me u ba me pagesë, përmes nji procesi gradual me katër faza.

Në fazën e parë, që ka me qenë e menjihershme dhe ma e randësishme, asht me u ba me tarifë kalimi, katër rrugët kryesore te Shqipnise:

Autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, Durrës-Kukës dhe Rruga e Arbnit, mbasi të ketë përfundue.

Simbas dokumentit, tarifa e propozueme që duhet me pague qytetarët, nisë nga 0.50 cent deri në 3 euro e gjysë për çdo kilometër.

Kjo domethanë se, në nji rrugë me gjatësi 100 km, çdo automjet duhet me pague deri në 3 euro e gjysë për me kalue. Këto pare, thuhet se kanë me u përdorë për mirëmbajtjen e rrugëve egzistuese dhe atyne që kanë me u ndërtue.(Burimi: Panorama)