Magjistralja Ferizaj-Gjilan e merr nji emen të madh amerikan!

Magjistralja Ferizaj-Gjilan, pagëzohet me emrin e të birit të Joe Biden

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës asht miratue vendimi për emnimin e rrugës nacionale, segmenti Ferizaj-Gjilan me emnin e Beau Biden.

Beau Biden, djali i zavendëspresidentit të Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Joe Biden.

Ai vdiq mbas humbjes së betejës me sëmundjen e kancerit në moshën 46 vjet.

Beau Biden punoi në Kosovë rreth nji vit më 2001 si këshilltar ligjor i dërguem nga Departamenti Amerikan i Shtetit për me ndihmue zhvillimin e gjyqësisë dhe rendit e ligjit në Kosovën e mbasluftës.

 

beiabaiden