Rruga për në Shtëpinë e Bardhë kësaj here nuk kaloi nëpërmjet donacioneve!

Fitorja, kundër pritshmënive në zgjedhjet presidenciale në SHBA, e kandidatit republikan Donald Trump, ka thye rregullat se rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon përmes donacioneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump i cili u zgjodh president pamvarësisht kundërshtimeve nga mediat amerikane, bota e biznisit madje edhe nga politikanët republikanë, ka shenue nji fitore të rrallë që rastiset rrallëherë.

Fitorja e papritun e Trump ka qenë nji surprizë edhe për sa i përket donacioneve me proporcion të drejtë me votat.

Në 11 zgjedhjet e maparshme presidenciale në SHBA kanidatët që kishin mbledh ma shumë donacione i kanë përfundue si fitues këto gara, ndërsa Trump ka prish këtë tue mund kandidaten demokrate Hillary Clinton e cila mblodhi sa dyfishin e donacioneve të tij.

Ka shpenzuar personalisht 56 milionë dollarë

 

Sipas të dhënave të Center for Responsive Policy e cila ndodhet me qendër në Washington mësohet se ish sekretarja Clinton gjatë fushatës së saj ka mbledhur 687 milionë dollarë, ndërsa ato të mbledhura nga Trump kanë mbetur në 307 milionë dollarë.

Një rol të rëndësishëm që Trump ka mbetur prapa në mbledhjen e donacionene ka luajtur edhe deklarata e tij se do të financonte personalisht vetë në masë të madhe fushatën. Gjtihashtu theksohet se donacionet personale kanë përbërë më shumë se 40 përqind të mbështetjes financiare të dhënë ndaj Trump i cili ka shpenzuar nga xhepi i tij 56 milionë dollarë për fushatën zgjedhore.

Në mesin e intitucioneve që kanë ofruar më shumë mbështetje për Trump kanë qenë Renaissance Technologies, GH Palmer Associates, Marcus Foundation, Hawaiian Gardens Casino dhe Auburn Manor Holding, ku pavarësisht se mbështetja e këtyre institucioneve ndaj Trump ka tejkaluar 21 milionë dollarë vihet në dukje se ato kanë mbetur prapa në krahasim me ato të Clinton.

 

Sektori i financës dhe teknologjisë kanë mbështetur Clinton

Ndaj fushatës së Clinton e cila pësoi një humbje të papritur për shkak se në sondazhe ishte e para, mbështetja më e madhe financiare i ka ardhur nga sektori i financës dhe teknologjisë.

Sipas të dhënave të Center for Responsive Politics mësohet se 5 kompanitë që kanë kryer më shumë donacione për kandidaten demokrate Clinton janë Paloma Partners, Renaissance Technologies, Pritzker Group, Soros Fund Management dhe Saban Capital Group.

Kompanitë në fjalë të cilët kanë pronarë amerikanët hebrenjë kanë dhënë afërsisht 70 milionë dollarë donacione për fushatën e Clinton ku bëhet e ditur se donatori i 6-të më i madh i Clinton ka qenë kompania Newsweb Corporation me qendër në Chicago e cila ka dhënë një kontribut për më shumë se 10 milionë dollarë.

Edhe Warren Buffett një nga biznesmenët më të pasur të Amerikës dihet që ka mbështetur fushatën e Clinton duke organizuar aktivitete të cilat kanë patur një çmim bilete nga 30 mijë dollarë.

Ndërsa nga bota e teknologjië presidenti i Alphabet kompanisë çati të Google, Eric Schmidt, drejtuesi i lartë (CEO) i Apple, Tim Cook, një prej themeluesve të Facebook, Dustin Moskovitz, CEO i kompanisë Yelp, Jeremy Stoppelman si edhe CEO i Netflix, Reed Hastings kanë qenë nga biznesmenët që kanë mbështetur haptazi Clintonin.

Edhe 145 drejtues të kompanive të teknologjisë në një letër të përbashkët të publikuar në internet paralajmëruan se “Presidenca e Trump mund të jetë katastrofike në aspektin e inovacionit”.

Kanë ofruar mbështetje financiare edhe për Clinton edhe për Trump

Ndërsa një detaj që është spikatur në mesin e atyre që kanë ofruar më shumë donacione është se kompania Renaissance Technologies ndodhet në radhitjet e para të listës të atyre që kanë ofruar financime edhe për Clinton edhe për Trump.

Renaissance Technologies e cila është themeluar në New York nga biznesmeni hebre James Harris Simons i cili njihet edhe si matematicienti miliarder ka ofruar donacione prej 15 milionë dollarë për Trump. Kompania me këtë sasi është donatori më i madh që ka dhënë mbështetjen financiare më të lartë për Trump. Ndërsa me doacionin prej 14 milionë dollarë për Clinton, Renaissance Technologies është radhiitur donatori i dytë më i madh.

Asnjë nga kompanitë Fortune 100 nuk kanë mbështetur Trump

Një nga ndryshimet më të mëdha në këto zgjedhje përsa i përket donacioneve është se asnjë nga kompanitë Fortune 100 e cila përbëhet nga kompanitë më të mëdha të SHBA-ve nuk kanë mbështetur Trump. Drejtuesit apo pronarët e këtyre kompanive të cilët në fushatat e tjera zgjedhore kanë ofruar shumë donacione për kandidatët republikanë këtë herë jo vetëm që e kanë privuar Trumpin nga paratë e tyre por gjithashtu ata e kanë patur edhe si objektiv ku emrat e njohur të botës së biznesit amerikan gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë vënë në dukje kritikat e tyre.

Ku Meg Whitman, CEO i Hewlett-Packard e cila më parë ka dhënë një donacion prej 100 mijë dollarë për kandidatin e mëparshëm për president nga republikanët, Mitt Romney ka thënë se për Trump “i pamatur dhe i painformuar”, ndërsa CEO i General Electric Jeffrey Immelt tha se “janë të papranueshme” deklaratat e Trump në lidhje me meksikanët dhe muslimanët.

Edhe CEO e PepsiCo, Indra Nooyi në një takim pas përcaktimit të rezultateve zgejdhore ndaj pyetjes se çfarë mendonte rreth presidencës së Trump, ajo tha se ishin në zi: “A ka ndojë kuti me shami këtu?”. Ndër të tjera Nooyi pati kundërshtuar Trump-in me fjalët: “Si mund të ketë guximin të flasë kështu për gratë?”.

Çfarë do të bëhet me donacionet e pashpenzuara?

Sipas Center for Responsive Politics, Hillary Clinton deri në zgjedhje ka shpenzuar afërsisht 609 milionë dollarë për fushatën, ndërsa republikani Trump 285 milionë dollarë, ku në këtë mënyrë Clinton ka shpenzuar dyfishin e kundërshtarit të saj.

Në kuadër të kësaj nënkuptohet se Clinton nuk ka shpenzuar 78 milionë dollarë dhe Trump 21 milionë dollarë. Sipas rregullave të Komisionit federal zgjedhor të SHBA-ve (FEC) burimet e papërdorura në fushatat e kandidatëve mund të dhurohen tek institucionet e ndihmave ose tek partitë politike.

Gjithashtu ato mund të mbahen për t’u përdorur në zgjedhjet e ardhshme për kandidatët që do të garojnë. Është e mundur që këto para t’u rikthehen donatorëve por drejtorët e financave të fushatës nuk e preferojnë këtë opsion. /AA/