Rrugët e Shqipnisë ndër ma vdekjeprueset n’Europë

Shqipnia e nxan vendin e katërt n’Europë dhe ish –vendet e Bashkimit Sovjetik përsa u përket numrit të naltë të viktimave nga aksidentet rrugore.
Rrugët e Shqipnisë konsiderohen ndër ma vdekjeprumëset me 20.4 viktima për 100 mijë banorë.

Vendin e parë e mban Kazakistani me 24.2 viktima.

Në të dytin renditet Kirgistani me 22 viktima dhe në të tretin Rusia me 20.8 viktima, raporton lapsi.al.

Aksidentet rrugore shkaktojnë thuejse nji viktimë çdo ditë në Shqipni dhe kanë marrë mbi 26 mijë jetë njerëzish në periudhën postkomuniste.