Rrximi i aeroplanit, francezet e paralajmëruen ma herët!

Misteri i zhdukjes së avionit të linjës “EgyptAir” vazhdon.

Rrenojat e tij u gjetën n’ishullin grek Karpathos, në lindje të Kretës.

Ekipet egjiptiane dhe greke të kerkimit arritën të dallonin disa objekte si xhaketa shpëtimi dhe materiale plastike.

Krejt dyshimet e ekspertëve për zhdukjen e avionit “EgyptAir” kanë nji emnues të përbashkët: Terrorizmi ka gisht dhe jo ndonji problem teknik i Airbusit A320.

Këtë e përforcon edhe fakti se inteligjenca franceze nji javë ma parë kishte paralajmërue nji rrezik të madh shënjestrimi nga ISIS, ndërsa kreu i këtij shërbimi në Francë, Patrick Calvar, kishte paralajmërue për sulme që do të vijnë në forma të reja nga militantët.

Nji skenar terrorist nuk e mohoi as presidenti francez, Francois Hollande.

Parlamenti francez votoi për me zgjat gjendjen e emergjencës edhe 2 muej të tjerë.