Rrximi i aeroplanit, vetëm nji kosovar mes viktimave!

Hije të reja dyshimi për identitetin e saktë të viktimave.

Mediat italiane thonë se emni i viktimës së gjashtë asht Angelo Callegari, ndërkohë që rrxon mundësinë e dy viktimave kosovare.

Simbas të dhanave nga shërbimi shtetnor mediatik Ansa, vetëm Visar Begaj asht shtetas kosovar që ka humb jetën në këtë fatkeqësi, raporton Alsat.

Nga autoritetet në vendngjarje thonë se ekspertiza asht e pamundun të kryhet tash natën.

Sot pritet të zbardhen zyrtarisht detajet.