Rrxohet aeroplani ku ishte ekipi brazilian i futbollit

Nji aeroplan me 72 persona në bord, tue përfshi edhe nji ekip brazilian të futbollit, asht rrxue në qytetn Medelin të Kolumbisë.

Të dhanat janë ende të paqarta, por disa raportime thojnë se nuk ka të vdekun.

Avioni charter ishte tue fluturue nga Bolivia dhe po transportonte ekipin e futbollit Chapecoense, që kishte për me luejt në finalen e kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional.

Finalja asht suspendue.