Rrxohet aeroplani në Nevada, evakuohen banorët (video)

Nji aeroplan i tipit “Piper PA 31” asht rrxue në qytetin Elko në Nevada.

NBC raporton se ka pasë të paktën 4 persona në bord.

Ende nuk dihen shkaqet e rrximit të aeroplanit në Nevada të SHBA’ve, mirëpo banorët e zonës janë evakuue,

Deshmitarët thonë se aeroplani u rrxue në nji parking, ku kerret e parkueme shpërthyen nga rrximi i tij.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulanca tashma kanë arritë në vendin e ngjarjes.