Helikopteri i ushtrisë shqiptare shpërtheu n’hava!

helikopteri

Pak çaste nga raportimi i lajmit për rrximin e nji helikopteri, thuhet se ka shpërthye n’ajër.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë ba të ditun se helikopteri i Forcave Shqiptare të Armatosuna në fillim ka shpërthy në ajër dhe më pas ka ra n’ujnat e liqenit.

Këto të dhana i kanë ba të ditun banorët e zonës, të cilët kanë pa edhe ngjarjen tragjike.

 

Helikopteri rrxohet n’liqenin e Shkodrës. Raportohet për 2 të vdekun!

Të paktën dy persona dyshohet se kanë humb jetën dhe nji tjetër asht plagos si pasojë e rrximit të helikopterit në Malësinë e Madhe.

Kreu i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ban me dije se dyshohet për të paktën dy të vdekun, nderkohë që banorët flasin për tre viktima.

Mësohet se në bord kanë qenë tre persona dhe helikopteri asht rrxue në liqenin e Shkodrës.

Mesohet se njani nga viktimat asht nxjerrë nga ujnat e liqenit ndërsa tjetri ende jo.

Vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pritet të shkojë në vendin e ngjarjes.

Helikopteri që mendohet se ka pasë nji avari dhe ka ra në liqenin e Shkodrës, mendohet se asht i tipit “EC 145”, nji prej tre ekzemplarëve të rijë që u blenë nga ana e FA’s, vetëm pak muej ma parë në bazë të nji kontrate me nji kompani franceze.

Helikopteri mesohet se ka qenë në fluturim rutinë praktikues, me gjasa për trajnimin dhe stërvitjen e pilotëve me këtë agregat.

Nga sa mësohet, tre helikopterë ushtarakë janë nis nga Tirana mbas tragjedisë, për të ba dhe rikuperimin e viktimave dhe të plagosunve drejt kryeqytetit .

Nga informacione jo zyrtare mesohet se janë 3 persona që kanë humbë jetën, nga 5 persona që kanë qenë në bord.

Ndërkohë ma herët Ministria e Mbrojtjes reagoi tue thanë se, nuk ka ende dijeni nëse helikopteri i rrxuem asht i Forcave të Armatosuna Shqiptare.

 

Rrxohet helikopteri në Malësinë e Madhe

 

Nji helikopter raportohet se asht rrxue në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Ngjarja mësohet se ka ndodh rreth orës 14:00 dhe asht raportu fillimisht nga banorët e zonës.

Nuk ka ende të dhana lidhun me numrin e personave që kanë qenë në bord.

Mesohet se drejt vendngjarjes janë nis forcat e policisë së Shkodrës, ambulanca dhe ekipi zjarrfikës.

Grizha asht nji fshat malor 30 kilometra nga qyteti i Shkodrës.

 

“EC 145”