Rrxohet mikrobusi me 15 udhëtar, nji i vdekun n’Berat!

Nji ngjarje e randë ka ndodh n’afërsi të fshatit Pashalli, ku mikrobusi i drejtuem nga shtetasi Y.V asht aksidentue. Ai asht shoqnue në polici.

Nga kjo ngjarje ka humb jetën 54 vjeçarja F.H banuese në Berat, e cila ndodhej mbrenda në mikrobuz dhe asht plagos lehtë bashkëshorti i saj shtetasi Z.H, 60 vjet, banues në Berat, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit.
Ndërkohë që kanë mbet dhe disa të plagosun, mbasi në automjet udhëtonin 15 udhëtar.

Menjiherë në vendngjarje kanë shkue forcat e policisë të cilat po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.