RTK e paditë për fallsifikim deputeten e VV, Shqipe Pantina (Foto)

Kryeredaktori i portalit të RTK’s, Altin Ahmeti ka njoftue se RTK’ja e ka paditë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina për fallcifikim.
Ky asht reagimi i plotë i Altin Ahmetit:

Hajde Shype hajde, pas 145 ditësh po e prezenton ballinën e Rtk

Falsifikatorja e Vetëvendosje-s, Shqipe Pantina, e cila me photoshop krijoi një ballinë të www.rtklive.com, ku kinse kemi postuar në të njejtën kohë 11 lajme për Kryetarin e Parlamenti të Kosovës, le që nuk pranon gabimin, por vazhdon të thotë marrina dhe budalliqe tjera.

Ne po e ripostojmë sërish kryeveprën pantiniane, ballinën e rtklive.com të datës 7-8 maj, kohë kur u mbajt konvnenta e Partisë Demokratike të Kosovës. Falsifikatorja Pantina, gjatë ditës së djeshme, më 20 shtator, prezentoi këtë ballinë, të ndryshuar nga VV dhe të falsifikuar nga ta. I çuditshëm është edhe fakti se ballina pantiniane, u prezentua plot 4 muaj pas 7 -8 majit apo 145 ditë më vonë.

Hajde Shype, hajde. A je mirë a qysh je aa ??? Gjithashtu, dëshiroj të të njoftojë se të kemi paditur për falsifikim. Duhet të harrosh një herë e mirë se mund t’i marrësh dokumentet, letrat dhe gjithçka tjetër, apo si në rastin këtu- ballinën e www.rtklive.com dhe ta ndryshosh e manipulosh për interesat tuaja. Kjo quhet falsifikim dhe mashtrim.

Publikut, siç e thashë më lart po ia ofrojë ballinën pantiniane. Nga Kina apo Korea e Veriut, ku janë vllezërit tuaj ideologjik në pushet shihet që janë lajmet e njëjta, të cilat i ke dyfishuar dhe i ke vendosur nëpër rubrika sipas qejfit tënd. Ne nuk bëjmë kaq gabime, sa të postojmë 5 lajme të njejta.

rtka