Ruairi O’Connell: Kosova nuk duhet me u mvarë nga paret e diasporës

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka marre sot pjesë në konferencën “Perspektiva Ekonomike e Kosovës – Sfidat dhe mundësitë”, të organizueme nga Leadership and Growth Council, dhe e përkrahun nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

O’Connell foli për sfidat ekonomike që Kosova, tue i theksue disa nga mënyrat për me përfitue nga përparësitë e vendit.

Tue folë mbi mundësitë për zhvillim ekonomik në Kosovë, O’Connell ka thanë se Kosova mundet me i humb edhe të ardhunat nga remitancat dhe s’duhet me u mvarë nga to.

Ai përmendi randësinë që MSA’ja ka për bizniset e ndërmarrësit në Kosovë.

Zavendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj, ka folë për standardet e përgjithshme për zhvillim ekonomik.

Ndërsa Ramadan Ilazi, zavendësministër i Integrimit Europian, ka folë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe standardet për zhvillim ekonomik.