Ruairi O’Connell: LGBT janë bijtë e bijat e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, mori pjesë sot në marshin kundër homofobisë dhe transfobisë.

Ai shkruejti në Facebook se liria e vërtetë vjen vetëmatëherë kur të gjithë munden me i gëzue të drejtat dhe liritë e barabarta.

Dhe, për të fituar respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive nuk është e lehtë – i ka rreziqet e veta. Kështu që unë jam krenar ta mbështes punën e komunitetit LGBT në Kosovë, si dhe miqtë dhe aleatët e tyre; ata janë bijtë dhe bijat e Kosovës, dhe po tregojnë thjeshtë trimëri në mbështetje të lirisë në Kosovë. Por mbi të gjitha, Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë është një festë e dashurisë – kudo që gjendet”, shkruejti O’Connell.