Rudolph Giuliani, kandidat serioz për Sekretar Shteti

Ish kryetari i New Yorkut, Rudolph Giuliani asht ndër kandidatët kryesor për Sekretar të shtetit në administratën e Donald Trump, thanë zyrtarë të Trumpit me 14 Nandor.

Giuliani ishte këshilltari kryesor, ma avokuesi dhe ma i zashmi për Trumpin gjatë fushatës kundër demokrates Hillary Clinton.

Tue folë në nji ngjarje të Wall Street Journal në Washington, Giuliani hodhi poshtë mundësinë me u ba Prokuror i Përgjithshëm i Trump – nji punë për të cilën ish prokurori federal asht pa si kandidati kryesor.

Ai tha se mendon që John Bolton, ish-ambasador i SHBA’ve në OKB, “do të ishte nji zgjedhje shumë e mirë” për Sekretar të shtetit. Por i pyetun nëse ishte dikush tjetër ma i mirë, ai u përgjigj me nji buzëqeshje: “Ndoshta unë, nuk e di”.

Inaugurimi i Trump bahet mbrenda 66 ditësh dhe presidenti i zgjedhun asht i përqendruem në ndërtimin e ekipit dhe për me bisedue me udhëheqës të jashtëm.