Rufki Suma: Falja e borxheve po favorizon të pandërgjegjshmit

Prej hymjes në Fuqi e deri tash janë falë vetëm 23 milion euro derisa shuma që duhet shlye asht 728 milion euro.

Këto janë disa nga deklarimet që i tha Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë diskutimit me të gjitha institucionet dhe komunat e përfshime në zbatimin e ligjit për faljen e borxheve publike.

Hoti iu bani thirrje qytetarve që me e shfrytzue këtë mundsi t’u i ba me dije se ky ligj nuk asht i perhershem.

Derisa kjo iniciativ e Qeverisë u përshendet pothuajse nga të gjithë, kryetarit të komunes së Hanit të Elezit iu asht dukë e padrejtë..

E akuzave të Rufki Sumes iu kundërpërgjigj Hoti, i cili i bani thirrje kryetarit te komunes se Hanit të Elezit që mos me krijue atmosfer negative.

E për faljen e borxheve foli edhe kryesuesi i komisionit për faljen e borxheve Haki Dibrani.
Simbas Dibranit, ATK ka publikue borxhet edhe për periudhen 2000-2008 .Edhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, inkurajoi qytetarët me e shfrytzu mundësin e faljes së borxheve.