Rugova: Po tentohet me u perça LDK!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka vlerësu se ata që e kritikuen LDK’n për votën për presidentin e ri kanë pasë qellim përçamjen e këtij subjekti politik.

Ai i ka paralajmëru kritikët se në fund do të zhgenjehen, ngaqë LDK asht subjekt i fortë dhe do të qendrojë në skenën politike çdoherë.

Rugova në nji intervistë për ‘Epokën e re’, ka thanë se vota e LDK’s për Hashim Thaçin president ka qenë votë për ruejtjen e institucioneve shtetnore.