Rugovasit: Na kane mbete varrezat në Mal të Zi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, e ka prit nji grup të banorëve nga fshatnat e Kosovës në kufi me Malin e Zi, Në takim u diskutue për demarkacionin me shtetin fqinj.

Adem Grabovci u premtoi banorëve se nuk kane me u prek interesat e tyne në këtë vijë kufitare.

Ai tha se çashtja asht trajtue me seriozitetin ma të madh nga institucionet e vendit.

Ndërkohë, nji nga përfaqësuesit e fshatnave, Ali Lajqi, tha se kufini i caktuem nga komisioni për demarkacion në Qeverinë e Kosovës nuk përkon me kufinin e asnji viti ma parë.

Ndërsa Rasim Mulaj, tha se i ka mbet në Mal të Zi varreza e babës e babagjyshit me vijën e re të kufinit të caktuem nga shteti i Kosovës.

Banorët e këtyne fshatnave i ka prit Adem Grabovci me nji grup të deputetëve nga kjo parti. /kp/