Rusët njoftojnë zyrtarisht se e kanë vra liderin suprem të ISIS

Moska zyrtare ka njoftue mëngjesin e sotëm se ka eliminue liderin suprem të ISIS, i cili njoftoi edhe krijimin e kalifatit islamik.

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se mund të ketë vra udhëheqësin famëkeq Abu Bakr Al-Baghdadi në nji sulm ajror në jug të Raqqa’s të Sirisë, ne fund te Majit.

Në nji deklaratë, ministria tha se ishte ende duke kërkue konfirmim, por “burime të sigurta” i kishin raportue ushtrisë ruse se udhëheqësi i ISIS ishte eliminue gjatë sulmit ajror .

Sulmet ajrore synonin nji takim të këshillit ushtarak të ISIS në kryeqytetin e tij “de facto” të Raqqas.

Ka pas nji sërë raportesh të maparshme për vdekjen e al- Bagdadit, shkruen BBC.

Para disa javësh Siria njoftoi vrasjen e tij në disa sulme ajrore, nji ngjarje që besohet se asht e lidhun me raportet e Moskës, mëngjesin e sotëm.

Vendndodhja e tij ka qenë e panjohun për muej të tanë.