Rusët sulmuen Dukanovic’in, hetimet i vazhdon Prokuroria!

Nënshtetasit rus Eduard Vladimirovič Shirkov dhe Vladimir Nikolajevič Popov, kanë organizue grupin kriminal nga të cilët asht kerkue vrasja e kryeministrit të Malit të Zi Milo Dukanovic.

Ky asht vlerësimi i prokurorisë së shtetit malazez, të cilët kanë dhanë vlerësimin e tyne publik, tue shtue se nevojitet zgjanimi i hetimeve edhe ma tej.

2-serbet

Ky naltë në foto asht ish-komandanti i Xhandarmënisë serbe Bratislav Dikić, tue e shoqnue Ministrin e Mbrendshshëm të Serbisë Nebojsa Stefanovic.

Simbas prokurorisë malazeze ish-komandanti Dikic ka synue me sulmue parlamentin e republikës malazeze, nji ditë para zgjedhjeve nacionale më 15 Tetor.

Po ashtu në raportin e prokurorisë shkruen se grupi terrorist, ka synue edhe me kidnapue liderin malazez Djukanovic, për me kercënue ma tej me kërkesa politike.
Dyshimet e implikimit rus deri tash në këtë rast veç se janë evidentue, dhe janë tue u hetue ma gjanësisht.