Rusi, 10 fëmi të vdekun nga stuhia që vërshoi barkën

Në Rusi, stuhia ka prekë në liqen nji grup me 49 fëmi që udhëtonin me barka, tue shkaktue 10 të vdekun. Ngjarja ka ndodhë në Karelia dhe grupi i fëmive u kap papritun nga stuhia.

Deri tash raportohet për 10 fëmi të vdekun nga grupi i 49 fëmive të moshës 12-15 vjeç, ndërkohë që trupat e gjashtë prej tyne janë nxjerrë nga thellësitë e liqenit. Fëmitë ishin me shoqnues në barka në liqenin Syamozero. Ata ishin nisë nga Moska për nji ekskurzion.

“Simbas të dhanave paraprake, 10 fëmi nga Moska kanë vdekë në liqenin Syamozero. Ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave “, ka shkrue në Twitter Kryetari i Bashkisë.