Rusi: 36 të vdekun nga 3 shpërthime në minierë

Tre shpërthime në nji minierë qymyri në Rusi kanë shkaktue vdekjen e 36 personave në impiantin e Vorkutas, në Arktik.

Incidentet janë shkaktue nga disa rrjedhje gazi, simbas shërbimeve lokale të emergjencës, të cilat thanë se pati disa shembje, që i kanë zanë viktimat nëpër galeri.

Mes të vdekunve ka edhe disa dhanës ndihme. Në momentin e shpërthimit në minierë ishin 110 punëtorë, 80 prej të cilëve u nxorrën gjallë.