Rusi-SHBA në luftë kibernetike. CIA: Jemi gati me sulmue Moskën

CIA asht tue pregaditë nji sulm kibernetik ndaj Rusisë dhe kjo vjen si përgjigje ndaj hakerave rusë që kanë tentue të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale.

Kjo asht zbulue nga NBC, ndërsa klima e marrëdhanies dypalëshe sa vjen e dobësohet.

Kremlini vendosi me dërgue aeroplanmbajtësen Kuznetsov në Mesdhe, ndërsa ambasadori i saj në OKB tha se tensioni mes dy vendeve u rrit në nivelin ma të naltë që nga viti 1973.