Rusia, akuza të randa ndaj SHBA’ve

Shtetet e Bashkueme po përpiqen të ruejnë nji grup xhihadist sirian, nëse rast se u duhet për të mundë presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, tha në nji intervistë për BBC ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Besojmë së bahet fjalë për grupin Jabhat Fateh al-Sham”, tha Lavrov.

Ky grup deri vonë asht njoft si Fronti Al Nusra.

Lavrov tha se SHBA nuk e ka prekë këtë grup askund në Siri.

“Nëse amerikanët nuk paraqesin ndonji provë që kallxon të kundërtën, ata ose janë të shtyem nga Al Nusra, ose e mbështesin këtë organizatë terroriste”, tha Lavrov.

Ai i bani komentet në përvjetorin e parë të nisjes së fushatës ajrore ruse në Siri.