Rusia akuzon SHBA’të se po mbrojnë ISIS

“Nëse ma parë kishim dyshime se Al-Nusra asht e mbrojtun në këtë mënyrë, tash, mbas sulmeve ajrore të sotme në ushtrinë siriane kemi ardhë në nji përfundim vërtetë të tmerrshëm për të tanë botën: Shtëpia e Bardhë asht tue mbrojtë Shtetin Islamik”, tha dje për “Rossiya 24” zadhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Moska ka thirrë nji takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB’s mbas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme që goditën forcat siriane, tue vra 62 ushtarë dhe plagoë 100, ka njoftue sot Ministria e Jashtme ruse.

Ministria e Jashtme ka kërkue edhe shpjegim të plotë dhe të detajuem nga Washingtoni lidhun me incidentin.

Moska theksoi se asht shqetësue nga sulmi ajror amerikan që shenjestroi njësitë e ushtrisë, të cilat ishin tue luftue militantët e Shtetin Islamik.

Ministria shtoi se pala ruse kurrë nuk asht njoftue për planet e SHBA’ve për të krye bombardime në zonën Deir ez-Zor.

Ministria e jashtme ruse ka theksue se sulmet ajrore amerikane kundër forcave qeveritare siriane rrezikojnë marrëveshjen siriane të armëpushimit të arritun mes Moskës dhe Washingtonit më 9 Shtator.

Ma herët gjatë ditës së djeshme, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklarue se katër sulme kundër pozicioneve siriane janë krye nga katër avionë të koalicionit të udhëhequn nga SHBA.