Rusia dhe Serbia stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia planifikon të organizojë dy ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat ruse tue fillue muejin e ardhshëm dhe ka me vazhdue deri në Tetor, deklaroi Ministria serbe e Mbrojtjes.

“Ushtrimet munden me përkue me nji vizitë të kryeministrit rus, Dmitry Medvedev në Serbi, dhe të rikonfirmojnë lidhjet e forta mes Beogradit dhe Moskës”, ndërkohë që Serbia ndjek anëtarësimin në BE.

Ushtrimet ushtarake, Slavic Brotherhood 2016 ka me fillue muejin e ardhshëm në qytetin e Nikinci, 30 kilometra nga kufini i anëtarit të NATO’s, Kroacisë.

Këto ushtrime bahen çdo vit dhe vitin e kaluem u mbajtën në Rusi, ndërsa në vitin 2014 në Serbi.