Rusia dhe ushtria siriane armëpushim 8 orë në Aleppo

Rusia asht gati që me i ndalue luftimet dhe veprimet ushtarake në Aleppo të Sirisë për me lejue personelin mjekësor të organizatave humanitare që të evakuojnë personat e plagosun.

Rusia dhe ushtria siriane kanë me bisedue për me arritë armëpushim prej 8 orësh me datë 20 Tetor, në mënyrë që mjekët me ba punën e tyne, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Nji zyrtar i naltë i ushtrisë ruse tha se janë të gatshëm të ndalojnë të shtanat me armë që të lejojnë mjekët me hy në Aleppo dhe me sigurue evakuimin e sigurtë të tyne dhe civilëve të plagosun nga shpërthimet.