Rusia don referendum për hymjen e Serbisë në BE dhe NATO!

Moska kërkon që paralelisht me zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm në Serbi të mbahet edhe referendumi për hymjen e Serbisë në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Referendumi asht temë e krejt bisedimeve ndërmjet zyrtarëve rusë e serbë e emisarët e Vladimir Putinit këtë temë përpiqen me shtye përmes partive proruse në Serbi.

Kështu ka qenë edhe ditëve të shkueme në Moskë, kur në kongresin e Partisë së Bashkueme të Rusisë kanë marrë pjesë katër parti politike të Serbisë.

Si shkruen gazeta e Beogradit “Blic”, zavendëskryetari i Dumës ruse Sergej Zheleznjak e shfrytëzon çdo rast që liderave të partive proruse t’ju thotë se do të kenë përkrahjen e Rusisë gjithmonë derisa të përpiqen që në rend dite të vënë referendumin për hymje në BE dhe në NATO.

Zheleznjak insiston që referendumi për BE dhe NATO të mbahet në ditën e zgjedhjeve presidenciale, në pranverën e vitit t’ardhshëm.

Ideja ishte që referendumi të mbahej edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare në Prillin e sivjetmë, por meqë kjo s’i shkoi përdore Rusisë, Moska ka me provue që këtë me ba në vitin e ardhshëm.