Rusia e ‘godet’ perseri Amerikën, jemi gati me i mbrojt bazat n’Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thanë sot se Rusia i ka mjetet për me i mbrojt asetet e veta në Siri, nëse Shtetet e Bashkueme vendosin me i bombardue në mënyrë intensive zonat ajrore ushtarake të Qeverisë së Sirisë.

Lavrov ka thanë se ai kishte ndigjue se ky asht nji opcion që po përkrahet nga disa politikbamës në Washington.

“Kjo asht nji lojë shumë e rrezikshme tue qenë se Rusia, që ndodhet në Siri me ftesë të Qeverisë legjitime të këtij vendi dhe tue pasë dy baza atje, ka sisteme mbrojtëse ajrore për me i mbrojt asetet ruse,” ka thanë ai.

Lavrov ka thanë se asht i bindun se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk do të pajtohet me nji skenar të tillë.