Rusia e konfirmon arrestimin e gjashtë rusëve në Kosovë

policekosovo

Ambasada ruse në Serbi ka konfirmue ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës.

Të Hanën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndalue pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç asht thanë, kalim të paautorizuem të kufinit shtetnor.

“Nji përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë asht tue e trajtue këtë çashtje, që prej se qytetarët rusë janë ndalue. Ai menjiherë asht nise në vendin e ngjarjes”, ka thanë për agjencinë TASS, zadhanësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin.

“Gjithsej, gjashtë rusë janë ndalue, dy prej tyne janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së nji qytetari serb”, ka shtue ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, nji ditë ma parë, përmes nji njoftimi për media, ka thanë se ka ndalue 11 persona.