Rusia edhe me nji bazë ushtarake, qe ku në Serbi

Ekzistojnë plane që n’aeroportin Eçka pranë Zrenjaninit në Vojvodinë, me u ndertue baza e re e ushtrisë ruse në Serbi mbas atij në Nish.

Si banë të ditun e përditshmja serbe “Blic”, Moska asht e gatshme me ndërtue edhe nji bazë të re ushtarake, që si thonë, ka me shërbye për trajnime.

Kjo gatishmëni ruse për shtrimjen ushtarake në Serbi, vjen mbas takimit që kryeministri serb, Aleksandar Vucic pati me presidentin rus, Vladimit Putin.

Kjo temë ka me u trajtue edhe me rastin e vizitës së kryeministrit rus në Beograd, Dimitry Medvedev ku, simbas Blic’it, do të specifikohet edhe për çashtjen e bazës në Nish, që asht quejt si nji qendër humanitare e që pret me përfundue që nga viti 2014.

Megjithatë, qeveria në Beograd me shumë veshtirësi flet për këtë temë, mbasi që vet baza në Nish ka qenë nji halë në sy për Brukselin dhe Washingtonin.

 

2-putin

 

3-putin