Rusia edhe për 6 muej me sanksione të BE’s!

Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë ra dakord me ja zgjatë edhe gjashtë muej sanksionet kundër Rusisë, në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe të mbështetjes së vazhdueshme të Moskës për separartistët në lindje të Ukrainës.

Vendimi i diplomatëve në nji takim në Luksemburg kërkon edhe miratimin e krenave të BE’së, të cilët do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkue me ngulm vazhdimin e sanksioneve, të cilat skadojnë në fund të Korrikut, pamvarësisht thirrjeve të disa anëtarëve të BE’së për nji qasje ma pajtuese ndaj Rusisë.

Simbas disa njoftimeve, Merkel ka bind Sllovakinë, Hungarinë dhe Italinë që të lanë mënjanë kundërshtimet e tyne dhe të lanë sanksionet në fuqi edhe për gjashtë muej.

Sanksionet, të cilat kanë në shënjestër sektorin financiar dhe atë të energjisë në Rusi, janë vendos në Qershor të vitit 2014 dhe prej asaj kohe janë zgjat çdo gjashtë muej.