Rusia i çon Serbisë 6 avionë lufte e mjete të blindueme!

Serbia së shpejti ka me u pajisë me avionë lufte dhe me mjete të blindueme nga Rusia.

Simbas asaj që shkruen sot gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka lejue që Serbisë me ju lejue dërgesa prej 6 avionësh “Mig 29” dhe nji kontingjent i mjeteve të blindueme.

Marrëveshja asht arritë gjatë qendrimit të shefit të diplomacisë serbe Ivica Dacic në Moskë.

Ma parë ishte njoftue se Serbia ka me u pajisë edhe me raketat për mbrojtje kundërajrore “Buk”, por tash në Beograd po thuhet se ky sistem raketash kushton shtrejtë për Serbinë – 300 milionë euro – dhe furnizimi me këto raketa thuhet të jetë lanë për ma vonë.