Rusia ja kallxon muskujt NATO’s, qe ku vendos raketa bërthamore!

Rusia duket se e ka seriozisht qasjen e saj për me rihap luftën e ftohtë me Perëndimin.

Këtë e tregon fakti se Moska ka vendos raketa bërthamore “Iskander” në rajonin më perëndimor rus, Kaliningrad, që asht në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, vende të NATO’s.

Autoritetet në Poloni kanë reague tue deklarue se kjo lëvizje e Kremlinit perban shqetësimin ma të thellë të tyne, tue shtue se po e monitorojnë nga afër situatën.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklarue se ky zhvillim asht pjesë e nji stërvitjeje ushtarake, që asht krye edhe ma parë.

Shtetet e Bashkueme dhe NATO kanë has në intensifikimin e mosmarrëveshjeve me Rusinë kohët e fundit, në veçanti për Sirinë dhe Krimenë.

Kaliningradi asht enkalva ruse që ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë.

Sistemi i raketave “Iskander” ka nji reze prej 700 kilometrash dhe mund të arrijë kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz i cilësoi veprimet e Rusisë si “shumë alarmante”. Ndërsa një zyrtar i shërbimeve sekrete amerikane tha për agjencinë “Reuters” se lëvizja mund të jetë shprehje e pakënaqësisë së Moskës ndaj NATO-s.

Aleanca e atlantikut të Veriut po rritë praninë e saj në Poloni, Lituan, Letoni dhe Estoni tue dërgue 4 batalione vitin e ardhshëm.

Por zadhanësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov deklaroi se vendosja e raketave “nuk asht e jashtëzakonshme”. /Tch/