Rusia ka me ndalë prodhimin e naftës, për me i mbështetë çmimet globale të naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai e ka marrë nji premtim nga prodhuesit ma të fortë rusë të naftës se ata kane me ndalue prodhimin, në përputhje me marrëveshjen e arritun ndërmjet Moskës dhe Arabisë Saudite, për me i mbështet çmimet globale të naftës.

Putin tha se asht takue me manxherët e firmave, tue shtue se janë pajtue që nivelet e prodhimit të naftës me i mbajtë sikur në Kallnor të 2016’s.

Arabia Saudite dhe Rusia janë dy shtetet ma të forta sa i përket prodhimit të naftës.

Mbas nji takimi me zyrtarët nga Katari dhe Venezuela, ata propozuen që tana vendet prodhuese të naftës me lane prodhimin në nivelin e Kallnorit, për me i mbështetë çmimet globale të naftës, nëse për këtë gja do arrihej pajtueshmëni dhe me prodhuesit ma të mëdhej.

Nuk u dha ndonji hollësi tjetër për marrëveshjen e arritun.