Rusia lshon me sukses nji raketë Proton

Rusia zhvilloi sot me sukses lshimin e nji rakete Proton-M që transportonte nji satelit ushtarak që prej kosmodromit të Baikonurit në Kazakistan, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Bahet fjalë për lshimin e dytë të nji rakete Proton që prej zbulimit në muejin Mars të defekteve në pjesën ma të madhe të motorëve të prodhueme për lshuesit e këtij tipi.

Në muejin Qershor, nji raketë Proton vendosi në orbitë nji satelit amerikan të telekomunikacioneve.

“Lshimi i nji rakete Proton-M u zhvillue me sukses që prej kosmodromit të Baikonurit për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes”, deklaroi nji zadhanës i ushtrisë.

Lshimi ndodhi në orën lokale 04:07 që prej kosmodromit rus të Baikonurit, në Kazakistan