Rusia mban sot zgjedhjet parlamentare, nën kontrollin e Putinit

Votimi ka fillue me zell në zgjedhjet parlamentare të Rusisë, të dominueme nga mbështetësit e presidentit Vladimir Putin.

Banorët e rajonit lindor ishin të parët që të votuen në vendin që përfshin 11 zona kohore, thotë “BBC”.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2011 u pasuen nga protesta masive, koj mbasi u banë publike mashtrimet me kutitë e votimit.

Për herë të parë, Rusia po mban edhe zgjedhjet në Krime, e cila i asht aneksue Ukrainës në vitin 2014, nji lëvizje kjo e dënueme ndërkombëtarisht.

Votuesit kanë me i zgjedhë 450 deputetë në Duman e Shtetit (dhoma e ulët parlamentare), për pesë vitet e ardhshme.