Rusia mbrapa Serbisë lidhun me Kosovën!

lavrovdacic

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka prit sot në Moskë homologun serb, Ivica Dacic.

Në nji konferencë të perbashkët për gazetarë, Lavrov ka thanë se Rusia mbështetë Serbinë në çashtjet që, si asht shpreh ai, lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës.

“Këto çashtje duhet të zgjidhen përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës. Dhuna nuk duhet të pranohet. Ekcese të këtij lloji janë tue ndodh, perfshi sulmet kundër kishave ortodokse dhe objekteve tjera serbe në Kosovë. Po ashtu, çdo devijim nga marrëveshjet që janë arritë, asht i papranueshëm”, ka thanë Lavrov.

Kosova ka shpall pamvarësinë qysh në Fror të vitit 2008, por ajo nuk njihet as nga Serbia, as nga Rusia, të cilat insistojnë se statusi i Kosovës asht ende i pazgjidhun.

Lavrov ka kujtu edhe fushatën e bombardimeve të NATO’s në caqet serbe në vitin 1999, e cila ka pasë qëllim të ndalojë luftën e ushtrisë së regjimit të Miloshevic’it në Kosovë.

“Me 24 Mars, ngjarje përkujtimore janë mbajt nepër Ballkan për të kujtu përvjetorin e nisjes së agresionit të NATO’s kundër Jugosllavisë. Në Serbi dhe në Rusi, njerëzit nuk i kanë harru ato 78 ditë të bombardimeve ajrore të NATO’s, të cilat vazhdojnë të jenë nji plagë e hapun në zemrat e serbëve”, ka thanë Lavrov.

Serbia mban lidhje të mira me Rusinë, edhe pse ka hapë kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.