Rusia: Ministri britanik po tenton me e nisë nji luftë të re

Rusia e ka akuzue sot ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, se po tenton me e nisë nji Luftë të re të Ftoftë mes Rusisë dhe Amerikës.

Ambasada e Rusisë në Londër ka njoftue se, Johnson po ndjek synimet e kundërta me ato që dikur i kishte ndjekë Margaret Thatcher, në tentativë për m’i dhanë fund Luftës së Ftoftë.

Komentet e rusëve vijnë mbasi Johnson tha se, regjimi i Vladimir Putinit “asht i gatshëm me i ba të gjitha llojet e mashtrimeve shumë të fëlliquna” në botë, siç asht lufta kibernetike.