Rusia mohon se ka video seksuale për Trump!

Rusia i asht përgjigj akuzave se ka materiale komprometuese mbi Donald Trump  simbas nji raporti të klasifikuem t’inteligjencës amerikane, tue thanë se pretendimet e “rreme” janë publikue me qëllim që me damtue lidhjet e Moskës me Washingtonin.

Në nji deklaratë, Kremlini tha se nuk kishte asnji “informacion komprometues” as për Trump as për rivalen e tij zgjedhore Hillary Clinton, dhe i quejti raportet e hartueme nga nji ish-zyrtar i inteligjencës britanike si “bllof total” , shkruen ‘The Independent’.

Tue folë në konferencë e tij të përditshme për gazetarët të Mërkurën, zadhanësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thanë: “Kremlini nuk ka informata komprometuese mbi Trump. Ky raport nuk korrespondon me realitetin dhe nuk asht tjetër përvecse nji trillim absolute.

“Ky asht nji blof total, nji trillim absolut, absurditet i plotë,” tha ai.