Rusia ndihmon Serbinë për vërshimet

Ministria për Situata Emergjente të Rusisë ka ofrue ndihmë për Serbinë që ka të bajë me pasojat e vërshimeve të kësaj jave, ka raportue TASS.
Agjencia ka citue ministrin Vladimir Puchkov ku ka thanë se forcat e ministrisë së tij janë të pregaditun për me ofrue “ndihmë praktike për vllaznitë në Serbi”.

“Ekspertët e ministrive bashkë me përfaqësuesit e qendrës humanitare Ruso-Serbe në jug të Serbisë, janë tue bashkëpunue për me i zvogëlue damet dhe për me i shmang viktimat”, tha nji zyrtar rus, raporton B92.

Puchkov ka shtue se ministria e tij i ka pregaditë dy avionë transportues dhe nji helikopter Bo-105 si dhe ekipe shpëtimi.
“Na kemi 100 persona dhe 16 njësi të pajisjeve të gatshme”, tha ministri i Situatave Emergjente.

Përndryshe, Ministria e Mbrendshme të Martën, ka njoftue që nji situatë emergjente asht shpallë në 15 komuna, ku 154 persona janë evakuue nga 710 familje të përmbytuna.
E Aleksandar Vucic ka thanë se vërshimet kane me u shpallë si katastrofë natyrore.