Rusia: Në Kosovë duhet me u themelue ‘Zajednica’

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksander Cepurin, tha të Shtunën në Mitrovicën e Veriut se “zgjidhja për problemin e Kosovës asht respektimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’s”.

Ambasadori Cepurin tha se me randësi për serbët e Kosovës asht “ruejtja dhe zhvillimi i ekonomisë, ndalimi i ikjes së popullatës dhe vazhdimi i jetesës në këtë vend si dhe kthimi në Kosovë”.

Ai tha se “autoritetet Kosovës duhet me u angazhue për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të arritun në dialogun me Serbinë në Bruksel. Simbas tij asht me randësi të vazhdohet dialogu me respektim të ndërsjellë.

“Pala e Kosovës duhet me u angazhue që Marrëveshja të realizohet me qëllim që popullata serbe në Kosovë dhe Metohi me qenë e mbrojtun”, tha ambasadori rus Cepurin.