Rusia pezullon nji marrëveshje me SHBA’të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pezulloi nji program bashkëpunimi, që kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkueme të eleminojnë pjesë të rezervave të tyne me armë të plutoniumit.

Dekreti presidencial, i bamë publik të Hanën, thotë se zbatimi i Marrëveshjes SHBA-Rusi për Menaxhimin dhe Posedimin e Plutoniumit duhet të vihet në pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Washingtonit ndaj Rusisë”.

Marrëveshja, e nënshkrueme në vitin 2000 mbas disa vjetesh negociata, asht konsiderue si kulm i bashkëpunimit dypalësh.

SHBA’të dhe Rusia zotnojnë stoqet ma të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore.