Rusia pezullon sulmet n’Aleppo, lejon shpërndamjen e ndihmave

Forcat ruse kanë me i pezullue veprimet ushtarake në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, për me lejue që me u shpërnda ndihmat e nevojshme humanitare.

Ende nuk dihet nëse grupet rebele siriane kanë me i ndalë sulmet, çdo ditë nga tri orë.

Por, simbas zyrtarëve të OKB’s, kjo kohë asht shumë e shkurtë, për me marrë sasinë e nevojshme të ndihmave, për me ju ndihmue njerëzve të shumtë në nevojë.

Luftimet intensive janë tue vazhdue edhe ma tej në Aleppo, mes rebelëve dhe forcave qeveritare siriane, proruse.

Po ashtu, raportohet edhe për sulm me gaz toksik në nji zonë të mbajtun nga rebelët, ku simbas stafit mjekësor, katër njerëz kanë vdekë, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosun.

Në anën tjetër, mjekët e fundit të mbetun në këtë zonë, kanë kërkue nga presidenti amerikan, Barack Obama, që me ju sigurue ndihmë 250 mijë civilëve, që gjendën në atë pjesë.

Letra i ban thirrje Obamës që me i ndalue sulmet ajrore mbi këtë pjesë, shkruen BBC,