Rusia po vazhdon me bombardime te fuqishme në Aleppo të Sirisë

Aeroplanat luftarakë rusë i kanë vazhdue bombardimet e fuqishme në qytetin sirian, Aleppo, që asht nën kontroll të kryengritësve, mbas disa ditëve të qetësisë relative.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vezhguesit në terren, tha se ma s’paku 8 civilë janë vra në dy lagje të qytetit të rrethuem Aleppo, ku afro 250 mijë banorë mbeten të bllokueme.

“Ky ishte bombardimi ma i fuqishëm rus prej se regjimi i Sirisë pat shpallë se ka me i reduktue bombardimet” më 5 Tetor, tha Rami Abdel Rahman, nga ky observator.

 Ushtria siriane më 5 Tetor pati shpall se ka me i reduktue bombardimet në Aleppo, dhe kishte kërkue nga civilët që të distancohen nga kryengritësit.

Observatori tha se ma s’paku 290 njerëz, shumica civilë, janë vra nga sulmet ajrore të forcave qeveritare apo ato ruse, prej se ka fillue operacioni për rimarrjen e Aleppos, më 22 të muejit të kaluem.